FIM i Universitetit të Prishtinës dhe ATK, nënshkruajnë marrëveshje

0%

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) i Universitetit të Prishtinës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e ekspertizës inxhinerike, vlerësimit të aseteve dhe përgatitjes së raporteve teknik “Marrëveshja parasheh bashkëpunim në fushën e ekspertizës inxhinierike, vlerësimit të aseteve dhe përgatitjes së raporteve teknike, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale, trajnuese dhe akademike.” – thuhet në njoftimin e përbashkët të FIM dhe ATK-së.

FIM poashtu ka bërë të ditur se një numër i studentëve të FIM-it tashmë janë në përfundim të praktikës profesionale me pagesë. “Një numër i studentëve të FIM-it tashmë janë në përfundim të praktikës profesionale me pagesë në ATK.

Gjatë kësaj periudhe, studentët kanë dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave që u janë besuar, duke krijuar një përvojë të vlefshme profesionale.” – thuhet tutje në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo