Ekskluzive: Ky është “fajdexhiu” që tentoi t’i ikte policisë, goditi

0%

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arratisjen e njërit prej të dyshuarve gjatë aksionit policor për fajde në Prizren. Sinjali mëson nga burimet se bëhet fjalë për Beqir Selimin , i cili gjatë tentimit për t’iu shmangur arrestimit, fillimisht ka goditur me veturë një zyrtar policor – hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

Pas kësaj, Selimi ka vazhduar ikjen me veturë, duke goditur një automjet në një fshat të Prizrenit. Arratisja e tij ka vazhduar edhe më tej, ndërsa në një fshat tjetër, i dyshuari ka goditur me veturë një këmbësore 17-vjeçare. Pas veprimeve policore, Beqir Selimi është ndaluar dhe arrestuar.

Rasti ka ndodhur gjatë aksionit të zhvilluar sot në Prizren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”: Fadil Selimi, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani . EKSKLUZIVE | Si i goditi “fajdexhiu” i dyshuar në Prizren, gjatë ikjes, policin, një veturë dhe një 17-vjeçare?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aksioni kundër “fajdexhinjve” në Prizren: Nga bastisjet te arrestimet – krejt çka dihet deri më tani Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com