Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Lajmi konfirmnohet për BalkanWeb nga gazetari Agron Brataj. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për Lumturim Qerimin, banues në Fier, i cili si pasojë e rënies ka pësuar trauma në kokë.
I moshuari është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk ka ende të dhëna të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
