Dogana njofton udhëtarët: Deri në 200 cigare mund të lirohen nga

0%

Dogana e Kosovës ka njoftuar udhëtarët për kufijtë sasiorë të produkteve të duhanit që mund të lirohen nga detyrimet doganore gjatë kalimit të kufirit. Sipas njoftimit të datës , lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit bëhet vetëm brenda sasive të përcaktuara me rregullat doganore në fuqi dhe kur produktet janë të destinuara për përdorim personal.

“Dogana e Kosovës informon udhëtarët se lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit zbatohet në bazë të kufijve sasiorë të përcaktuar për udhëtarë” – thuhet në njoftim. Sipas Doganës, një udhëtar mund të përfitojë nga lirimi për 200 cigare, 100 cigarillos, me peshë jo më shumë se tre gramë secila, 50 puro ose 50 gramë duhan për tymosje.

Udhëtarët mund të bartin edhe një përzierje të produkteve të ndryshme të duhanit, por në këtë rast duhet të respektohet proporcionalisht kufiri i lejuar. “Këto kufij zbatohen për mallrat e destinuara për përdorim personal dhe në përputhje me rregullat doganore në fuqi” – ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dogana u ka bërë thirrje qytetarëve që para udhëtimit të informohen për kufizimet dhe të respektojnë rregullat doganore. “Informohuni përpara udhëtimit dhe respektoni rregullat doganore” – përfundon njoftimi.

Burimi: Kallxo