“Ditë e rëndë për Mitrovicën”, Peci ngushëllon familjet që humben

0%

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka ngushëlluar familjet Xhemajli dhe Zejnullahu, që humben djemtë e tyre në një aksident fatal që ndodhi në Smrekonicë të Vushtrrisë. Përmes një postimi, Peci thotë se sot është ditë e rëndë për Mitrovicën.

“Jam i tronditur dhe thellësisht i prekur me rastin tragjik të aksidentit të sotëm që i mori jetën dy të rinjve të Komunës së Mitrovicës në moshë shumë të re. Ngushëllime familjeve Xhemajli dhe Zejnullahu për humbjen e më të dashurve të tyre, Qëndrimit dhe Rinorit. Kjo humbje nuk është humbje vetëm për familjet e të afërmit, por për gjithë qytetin ”, shkroi Peci.

Sot rreth orës 3 të mëngjesit, Qëndrimi dhe Rinori u përplasen për vdekje gjatë udhëtimit në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. “Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Njësitet kompetente po merren me hetimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Burimi: Bota Sot