Dita e pestë rresht, deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë

0%

Shpërndaje në: Për të pestën ditë radhazi, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të PDK-së këtë të mërkurë i janë bashkuar edhe prodhues vendorë, të cilët kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë së bashku me deputetët e kësaj partie. PDK-ja në ditët e fundit ka përsëritur kërkesat që të thirret dhe të vazhdojë seanca konstituive, në mënyrë që Kuvendi të konstituohet dhe vendi të dalë nga ngërçi institucional.

Deputetët e PDK-së kanë deklaruar se do të vazhdojnë aksionet e tyre deri në thirrjen e seancës konstituive, duke e akuzuar pushtetin për bllokim të institucioneve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha