Një 67-vjeçar është dëmtuar pasi ka rënë nga lartësia në Orikum. Shtetasi me inicialet L. Q. ka pësuar frakturë në kokë si pasojë e rënies dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies. /Euronews.al
Burimi:
Telegrafi
