Bebe Rexha merr nominimin e parë në MTV Video Music Awards si artiste

0%

Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, po shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj. Këngëtarja shqiptaro-amerikane ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin Faithless. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexha përmes një postimi në Instagram. “REXHARS!!!

Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR NEW RELIGION ”, ka shkruar këngëtarja. Ky nominim vjen pas bashkëpunimit të saj me “Empire”, duke shënuar një kapitull të ri në rrugëtimin e artistes.

Për Rexhën, ky është një sukses i veçantë, pasi vjen në një periudhë kur ajo po ndërton rrugën e saj si artiste e pavarur dhe po dëshmon se mund të vazhdojë të jetë pjesë e skenës më të madhe muzikore ndërkombëtare edhe jashtë strukturave tradicionale të industrisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com