Bastet nuk i japin asnjë rast Dinamos përballë Pafos

0%

Dinamo do të sfidojë Pafos ditën e nesërme, në kuadër të aktit të parë të fazës së “play off”-it të Conference League. Ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” do të nisë prej orës .

Rëndësia e kësaj përballje merr vlerësime maksimale për ekipin e Ilir Dajës pasi ndeshja luhet në shtëpi dhe në bazë të rezultati do të krijohet një përfytyrim më i qartë për ndeshjen e kthimit. Nëse ndalim tek shanset, platforma e njohur mediatike “Flashscore” sjell kuotat për secilën prej skuadrave dhe nga një plan i parë, rezulton se Dinamo është shumë larg fitores.

Fitorja e kryeqytetasve kuotohet 3.60, ndërsa ajo e qipriotëve 1.91, dukshëm një diferencë e konsiderueshme. Një barazim shkon në 3.40. Zakonisht pesha e të tilla probabiliteteve nuk mbart asnjë vlerë në momentin që skuadra zbresin në fushë për të luajtur shanset e tyre, mirëpo Dinamo duhet të “druhet” nga niveli i kundërshtarit që vjet preku grupet e Champions League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot