Barcelona e ka bërë Lautaro Martínez objektivin numër një për sulmin dhe është gati të bëjë gjithçka për ta transferuar sulmuesin e Interit në Camp Nou. Sipas Gerard Romero, Lautaro tashmë ka dhënë dritën jeshile për një transferim te Barça, duke e bërë marrëveshjen me lojtarin një hap më të avancuar.
Barcelona e sheh argjentinasin si një alternativë të fortë për Julián Álvarez, transferimi i të cilit po komplikohet për shkak të qëndrimit të Atlético Madridit. Raportime të ditëve të fundit konfirmojnë se Barça ka zhvilluar kontakte rreth Lautaros.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet Interi, pasi Lautaro është një prej liderëve të skuadrës dhe vazhdon të jetë pjesë qendrore e projektit zikaltër. Nëse Barça arrin të konkretizojë këtë lëvizje, Lautaro do të ishte një tjetër goditje e madhe në merkato pas transferimit të Rodrit.
