Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar për ngërçin politik në vend dhe moskonstituimin e Kuvendit, duke kritikuar mungesën e një marrëveshjeje mes partive politike. Bajrami në një postim në Facebook ka ngritur pyetjen pse vendi po shkon vazhdimisht drejt zgjedhjeve, në një kohë kur, sipas saj, moskonstituimi i Kuvendit nuk e shmang një skenar të tillë.
Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit do të çonte vendin në zgjedhje të reja Lexoni t ë plotë postimin e saj Që tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse?
Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” – janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime. E derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar, asnjë të vetme.
Tash thonë: ”nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse nëse s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje”. Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje. Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni? Prandaj, sot secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të pyesë: Çka po don Albin Kurti? Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?
Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime? Që tri herë po shkojmë në zgjedhje, për të përfunduar përsëri në zgjedhje. Pse?.
