Atletico Madridi e ka nisur edicionin e ri të La Liga-s me fitore në shtëpi ndaj Malagas. “Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat 2-0, sfidë që deri vonë ishte tepër e baraspeshuar. Në pjesën e parë pavarësisht disa rasteve, asnjëra nga klubet nuk arriti t’i finalizojë kësisoj skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Rodrigo Mendoza kishte një mundësi të mirë shënimi megjithatë Herrero me super pritje ia mohoi golin. Sidoqoftë, ishte transferimi i ri Kang-in Lee që me një gol të bukur nga distanca e la portierin të shtangur për të kaluar Atleticon në epërsi (70’). Ndërsa, fitoren e vulosi Alex Baena me një supergol nga gjuajtja e lirë (85’).
Atletico me këtë fitore i merr tre pikët e para në La Liga, ndërsa Malaga do të provojë në xhirot e ardhshme./ Telegrafi
