Arrestohet zyrtari policor në Gjilan, dyshohet për sulm, kanosje dhe

0%

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një zyrtar policor në Gjilan, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “sulm”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”.

Sipas IPK-së, hetuesit disa ditë më herët janë njoftuar përmes një ankese në zyrën rajonale të IPK-së në Gjilan, lidhur me dyshimet se zyrtari policor, derisa ishte jashtë detyrës zyrtare, kishte kryer veprime të kundërligjshme.

“Incidenti raportohet të ketë ndodhur më në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Gjilan, zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje me disa të rinj”, thuhet në njoftimin e IPK-së. IPK-ja, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka nisur hetimet ndaj zyrtarit të dyshuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Hetuesit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar sot, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj të njëjtit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin”, vijon njoftimi.

IPK-ja ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Burimi: Telegrafi