Ruben Amorim ka vendosur vijën e kuqe te Milani: një skuadër me rreth 40 lojtarë është e pamundur për t’u menaxhuar dhe për t’u përgatitur siç duhet për sezonin e ri. Për këtë arsye, kuqezinjtë duhet të vijojnë me largimet, edhe pas mbylljes së afatit zyrtar të merkatos.
Drejtuesit e klubit kanë investuar rreth 160 milionë euro për afrimet e Ramos, Gila dhe Moreira, ndërsa merkatoja në hyrje nuk konsiderohet ende e përfunduar. Dy përforcime të tjera janë në pritje, por për Milanin shitja e disa lojtarëve është tashmë një domosdoshmëri për të ruajtur ekuilibrat financiarë.
Pas largimit të Odogut në formë huazimi, edhe Santiago Gimenez është pranë një transferimi te Porto. Megjithatë, lista e lojtarëve që mund të largohen mbetet e gjatë. Yannick Fofana dhe Fikayo Tomori janë ndër lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet kryesore të Amorimit. Të dy mund të përfundojnë në orbitën e Juventusit, edhe pse situata nuk është e thjeshtë.
Kërkesat për pagën e Fofanës konsiderohen aktualisht shumë të larta, ndërsa Tomori mbetet një nga lojtarët e preferuar të drejtuesit sportiv të Juventusit, i cili kishte qenë pjesë e rëndësishme e transferimit të tij në Itali. Një tjetër emër në dalje është Christopher Nkunku.
Sulmuesi francez ka tërhequr interesimin e Neëcastle United dhe, sipas raportimeve të fundit, ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin anglez për kushtet personale. Tani mbetet për t’u gjetur marrëveshja me Milanin, i cili kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonin e lojtarit. Ndërkohë, Rafael Leao vazhdon të jetë në qendër të një situate të komplikuar.
Portugezi dëshiron të largohet dhe synimi i tij kryesor është Premier League, por deri tani nuk ka pasur zhvillime konkrete në këtë drejtim.
