Alarmante në Prishtinë | Vetëm 15 vjeç dhe me armë në trup – Policia

0%

Një rast shqetësues është regjistruar të martën në Prishtinë, ku një i mitur vetëm 15-vjeçar dyshohet se ka shtënë me armë, ndërsa kur Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, armën e kishte ende me vete. Sinjali ka mësuar detaje për rastin që ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës , në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë .

Gjithçka nisi pas raportimit për të shtëna me armë, çka bëri që njësitet policore të mobilizohen dhe të dalin menjëherë në lokacion. Aty Policia hasi të dyshuarin L.B.– një 15-vjeçar, tek i cili u gjet arma. Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, i mituri ka pranuar para zyrtarëve policorë se kishte shtënë me armën që posedonte.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e Krimteknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë sekuestruar një armë Ekol me gaz, tetë gëzhoja dhe dy fishekë . Pas ndërhyrjes policore, 15-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor Veriu, ku është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, në përputhje me procedurat për të mitur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 24 orë. I mituri është dërguar më pas në Qendrën e Mbajtjes. Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”, ndërsa hetimet pritet të zbardhin motivin dhe rrethanat në të cilat ndodhën të shtënat.

Përtej aspektit penal, rasti ngre edhe një çështje serioze: si përfundoi një armë në duart e një 15-vjeçari dhe si arriti deri te përdorimi i saj? Hetimet për rastin po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com