Akuzohet për tentim-vrasje me kallashnikov, i akuzuari një herë

0%

Në Gjykatën e Prishtinës ka filluar gjykimi ndaj Fatbardh Hamzës, i cili akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë, për gjuajtjen me kallashnikov në një lokal në Podujevë, më .

Me t’u lexuar aktakuza nga prokurorja Javorka Perlinçeviq më , i akuzuari Fatbardh Hamza u deklarua mbi fajësinë e tij. “Plotësisht fajtor. E ndjej veten fajtor për veprat penale për të cilat akuzohem. Më vjen keq për atë çka ka ndodhë. I premtoj gjykatës se kurrë hiç nuk do të kryej vepra të tilla në të ardhmen, e as vepra të tjera penale” – tha Hamza.

Prokuroria u pajtua me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, duke e cilësuar atë në përputhje të plotë me ligjin dhe me provat e mbledhura gjatë hetimeve, që janë propozuar në aktakuzë për administrim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokurorja tutje tha se për shkak të gjendjes psiqike në të cilën ndodhej i akuzuari pas rastit, Prokuroria ka kërkuar të bëhej ekzaminimi psikiatrik, dhe nga i njëjti është vërtetuar se gjatë kryerjes së veprës penale i akuzuari ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij.

Në anën tjetër, avokati mbrojtës i të akuzuarit Fatbardh Hamza, avokati Fevzi Podvorica, tha se e pranon pranimin e fajësisë nga i mbrojturi i tij, por ka pasur vërejtje që nga fillimi i procedurës. Podvorica u deklarua se pajtohet me pranimin e fajësisë por vetëm për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, e jo për të tjerat.

Për këtë çështje, Podvorica kërkoi nga gjykata që të konsultohet me të mbrojturin e tij, Fatbardh Hamza. Pas konsultimit, Hamza i cili paraprakisht e pranoi fajësinë, u deklarua i pafajshëm për veprat për të cilat akuzohet, vrasje të rëndë në tentativë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

“Fajtor veç për rrezik të përgjithshëm, jo për me vra dikon, nuk kam dashtë” – tha Hamza kur u pyet nga gjyqtari Agim Kuçi nëse ndihet fajtor pë veprat që i ngarkohen.

Pasi Hamza nuk e pranoi fajësinë për veprat në aktakuzë, gjyqtari Agim Kuçi mori aktvendim për t’i ofruar mundësi të akuzuarit Fatbardh Hamza dhe mbrojtësit të tij, avokatit Fevzi Podvorica, që të kundërshtonin provat dhe të parashtronin kërkesë për hedhjen e aktakuzës.

Njëra nga palët e dëmtuara që ishte prezent në seancë, F.B., u deklarua se nuk dëshiron të paraqes kërkesë pasurore për dëmin që i ishte shkaktuar. Çka thotë dosja e Prokurorisë për rastin? Sipas aktakuzës së Prokurorisë të datës , i akuzuari Hamza, me datë në Podujevë, ishte ulur në një lokal në një tavolinë me tani të dëmtuarin V.B dhe K.F.

Pas një mosmarrëveshje me tani të dëmtuarin V.B., me qëllim që ta privonte nga jeta, i akuzuari Fatbardh Hamza e nxori nga çanta armën automatike “AK-47” dhe shtiu gjashtë herë në drejtim të të dëmtuarve, deri sa po iknin nga lokali dhe pasi kishin dalë jashtë në rrugë.

Prokuroria pretenton se për armën të cilën e kishte përdorur për kryerjen e veprës penale, i akuzuari Fatbardh Hamza nuk kishte leje. Tutje aktakuza thotë se me rastin e kryerjes së veprës penale, i akuzuari Hamza kishte dëmtuar edhe tri vetura të ndryshme, të cilat ishin të parkuara në afërsi të lokalit ku ndodhi rasti.

Me këto veprime, Prokuroria konsideron se i akuzuari Fatbardh Hamza ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë në tentativë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Burimi: Kallxo