Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës , në një rrugë dytësore të Manzës. Sipas të dhënave të policisë, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili më pas është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, K. V., 25 vjeç, si dhe dy pasagjerët, S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç. Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç. Të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e 16-vjeçarit K.
D. është e rëndë. “ Rreth orës , në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit” , thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
