Aksident te Ministria e Arsimit, goditet një motorist

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur pranë Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, ku sipas informacioneve fillestare dyshohet se është goditur një motorist. Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin, ndërsa aktualisht është në pritje të përgjigjes zyrtare. Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i emergjencës.

Burimi: Telegrafi