Zelensky propozon Yevhenii Khmara për ministër të Mbrojtjes

0%

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka propozuar Yevhenii Khmara për miratim nga parlamenti si ministër i Mbrojtjes. Khmara aktualisht mban postin e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, pasi paraardhësi i tij, Mykhailo Fedorov, u shkarkua papritur në korrik. Vendimi shkaktoi një krizë politike për Zelenskyn, si dhe protesta në vend.

Edhe të dielën, për të dytin muaj radhazi, protestuesit dolën në rrugët e Kievit, duke kërkuar rikthimin e Fedorovit në detyrën e ministrit të Mbrojtjes. Zelensky ka propozuar gjithashtu Andrii Sybiha për të vazhduar në postin e ministrit të Jashtëm. Sipas deputetëve ukrainas, votimi për të dy kandidaturat pritet të zhvillohet nesër, më 19 gusht.

Burimi: Bota Sot