Aaron Wan Bissaka do të bëjë lëvizje gjatë kësaj merkatoje. Ylli kongolez, ka arritur marrëveshje me Aston Villën duke u larguar kështu nga West Hami dhe Championshipi, apo liga e dytë angleze. Marrëveshja do të jetë një huazim me obligim të blerjes, teksa çmimi nuk është bërë ende i ditur. Wan Bissaka, kaloi dy vite me West Hamin ku numëron 65 paraqitje dhe shënoi 2 gola e 8 asistime.
Burimi:
Bota Sot
