“Taranto 2026”, Kosova mëson orarin e ndeshjeve në volejboll

0%

Kombëtarja e Kosovës në volejboll do të nis këtë javë garat në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Federata e Volejbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve për ekipet kombëtare, me Kosovën që do të përfaqësohet në konkurrencën e vajzave dhe të meshkujve. Te vajzat, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë më 20 gusht ndaj Greqisë, duke filluar nga ora .

Më pas, më 21 gusht, përballet me Algjerinë në ora , ndërsa më 24 gusht luan ndaj Maqedonisë së Veriut, po nga ora . Ndeshjen e fundit në këtë fazë, volejbollistet kosovare do ta zhvillojnë më 26 gusht kundër Turqisë, në ora . Në konkurrencën e meshkujve, Kosova po ashtu e nis turneun më 20 gusht ndaj Greqisë, në ora .

Më 22 gusht, kundërshtar do të jetë Spanja, ndërsa një ditë më vonë Kosova përballet me Egjiptin. Faza e parë për meshkujt mbyllet më 25 gusht, kur Kosova do të ketë përballë Turqinë, në ora . Të dyja kombëtaret kosovare synojnë paraqitje sa më të mira në këtë garë ndërkombëtare, në një tjetër mundësi për të promovuar volejbollin e Kosovës në arenën mesdhetare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot