Tahiri-Kurtit: Do t’i ofrojmë votat për president me kusht të

0%

Shpërndaje në: Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se deputetët nuk kanë punë tjetër përveç se të shkojnë në sallën e Kuvendit, e ta bëjnë punën e tyre. Ai ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit është sikur mos me dashtë të bëhet hapi i parë. Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka ndalë Kosovën që ta bëjë hapin e parë.

Ka shtuar se Aleanca është pro konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Presidenti. Tahiri ka thënë se do t’i ofrojnë shtatë votat e kësaj partie, nëse plotësohen gjashtë pikat që i ka paraqitur Aleanca. “Ne do t’i ofrojmë shtatë votat tona, me kusht të miratimit të gjashtë pikave tona. Ne e kemi një kërkesë të thjeshtë, deklarohu për gjashtë pikat tona sepse asnjë deklarim nuk ka pasur.

Përveç votave të veta dhe aleatëve të tij, i ka edhe votat tona vetëm le të plotësohen pikat tona. Ai po mendon që ne do të lodhemi por se kemi ndërmend”, ka thënë ai. Edhe Arbëri 28 pri 2026 Çka ndodhi mbrëmë në seancën për presidentin? Sipas tij, duke e shtyrë edhe më tej konstituimin e Kuvendit “Kurti mendon se do të na vendos para një akti presioni për zgjedhje me 27 dhjetor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po 27 dhjetori do të jetë humbja më e madhe që e ka pasur”. Gjashtë pikat e Aleancës janë: Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan; Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill, për të garantuar sigurinë energjetike të vendit; Ngritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro; Lirim i tokës së punuar nga tatimi në pronë për rritjen e prodhimit vendor; Financimi i plotë i projekteve rrugore dhe kapitale të mbetura pezull; Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard euro investime kapitale për Prishtinën.

Burimi: Koha