Sot 80 ditë nga nisja e protestës historike/ “Revolucioni i

0%

Sot shënohen 80 ditë nga nisja e protestës qytetare kundër qeverisë, me qytetarë që prej 80 ditësh dalin çdo ditë në bulevard për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një tjetër kërkesë e artikuluar prej tyre është ndryshimi i klasës politike në vend.

“Revolucioni i Flamingoveve” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec. Me kalimin e ditëve, protesta mori një dimension më të gjerë dhe kërkesat u shtrinë në çështje politike dhe qeverisëse.

Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre 80 ditëve kanë marrë pjesë herë pas here edhe shqiptarë nga diaspora, duke shprehur mbështetjen e tyre për lëvizjen qytetare. Protesta ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e mediave të huaja, ndërsa mbështetje dhe reagime në favor të protestuesve janë shprehur edhe nga organizata dhe parti politike në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas 80 ditësh, lëvizja vijon të mbajë të njëjtat kërkesa kryesore, ndërsa protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë të dalin në bulevard deri në përmbushjen e tyre.

Burimi: Bota Sot