Simeone u dërgon mesazh të qartë Arsenalit dhe Barcelonës për

0%

Diego Simeone e ka dërguar një mesazh të prerë për Arsenalin dhe Barcelonën, duke e bërë të qartë se Atlético Madridi nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e Julián Álvarezit gjatë kësaj vere. Álvarez është bërë objektiv i këtyre dy klubeve të mëdha, ndërsa e ardhmja e tij në Madrid është vënë në dyshim pas dëshirës së sulmuesit argjentinas për ta provuar një aventurë të re.

Megjithatë, Atlético vazhdon të këmbëngulë se lojtari nuk është në shitje. Trajneri i Atlético Madridit ka qenë i drejtpërdrejtë kur është pyetur për të ardhmen e lojtarit. “Nëse pronari i klubit foli kaq qartë për atë që tha, atëherë kjo është e gjitha, është më shumë se e qartë”, deklaroi Simeone.

Argjentinasi shtoi se ai fokusohet te aspekti sportiv dhe se dëshiron ta ndihmojë Álvarezin të vazhdojë të përmirësohet. “Nga pikëpamja sportive, na duhen më shumë seanca stërvitore me të që ai të mund të përmirësohet. Ai është një nga sulmuesit më të mirë… nëse jo më i miri”, tha Simeone.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më herët, drejtuesit e klubit madrilen kishin qenë po aq të prerë në lidhje me të ardhmen e 26-vjeçarit. Drejtori ekzekutiv Miguel Ángel Gil Marín ka deklaruar se qëndrimi i klubit është i qartë dhe se largimi i Álvarez do të ishte i mundur vetëm nëse paguhej klauzola e jashtëzakonshme prej 500 milionë eurosh.

Kjo situatë e vështirëson ndjeshëm përpjekjen e Arsenalit dhe Barcelonës për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit. Barcelona ka shfaqur interesim të fortë për argjentinasin, ndërsa edhe Arsenali e sheh Álvarezin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofanziv. Megjithatë, Atlético Madridi nuk duket i gatshëm ta negociojë largimin e tij.

Ndërkohë, Álvarez pritet të mungojë në ndeshjen hapëse të Atlético Madridit në La Liga kundër Málagas, në një kohë kur e ardhmja e tij vazhdon të jetë temë e madhe diskutimi. Për momentin, mesazhi i Simeones është i qartë: Atlético dëshiron ta mbajë Julián Álvarezindhe nuk e ka ndërmend ta lejojë transferimin e tij te Arsenali apo te Barcelona këtë verë.

Burimi: Bota Sot