Shpërthen kaosi te Lazio pa filluar mirë sezoni

0%

Klubi i Lazios po kalon situata absurde të njëpasnjëshme në vitet e fundit dhe duket se gjithçka po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe me eliminimin në Kupën e Italisë, ku skuadra doli përballë Mantovës që në turin e parë të turneut. Një turpërim që nuk është pranuar nga tifozët, e aq më pak nga klubi .

Në një mbledhje të zhvilluar pas ndeshjes, drejtori sportiv Fabiani ka dalë para ekipit duke u përballur me lojtarët dhe duke e cilësuar të papranueshme paraqitjen e tyre. Por në këtë pikë ka ndërhyrë trajneri Rino Gatuzo, i cili i ka dalë kundër drejtorit sportiv, duke theksuar se lojtarët kishin pasur impenjimin e duhur e nuk duhej të akuzoheshin të paktën për të.

Një përplasje që nis që në ditët e para të sezonit dhe që premton shkëndija të tjera në vijim, në një edicion të cilin bardhekaltrit do e përjetojnë përsëri në luftë edhe me tifozët që nuk kanë bërë abonimet vjetore dhe do boshatisin stadiumin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot