Shakira siguron mbi 1 milion euro për rindërtimin e shkollave në

0%

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka siguruar një donacion fillestar prej më shumë se një milion eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë. Shakira vizitoi Quibdo, kryeqytetin e rajonit Choco, një nga zonat më të prekura nga tërmeti me magnitudë 7.4.

Në këtë rajon janë dëmtuar pothuajse 200 shkolla, duke vështirësuar kthimin e nxënësve në mësim. Shkollat në Kolumbi Gjatë vizitës, këngëtarja pa nga afër klasat e dëmtuara dhe u takua me nxënës, mësues dhe drejtues lokalë për të diskutuar nevojat e komunitetit. Ajo theksoi se rindërtimi i shkollave duhet të mbetet prioritet edhe pasi të kalojë faza fillestare e krizës.

Donacioni është siguruar përmes një bashkëpunimi mes Shakirës, Live Nation, FIFA-s dhe CAF-it, derisa fondet do të menaxhohen përmes fondacionit të saj Fundacion Pies Descalzos. Paratë do të përdoren për rindërtimin e shkollave dhe rikthimin e fëmijëve në klasa. Shakira Shakira prej vitesh është e angazhuar në çështjet e arsimit në vendlindjen e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fondacioni i saj, i krijuar në vitin 1997, ka ndihmuar mijëra fëmijë në Kolumbi dhe ka në fokus përmirësimin e qasjes në arsim.

Burimi: Telegrafi