Qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave, ndërsa shënojnë ditën e 80-të të revoltës së tyre kundër qeverisë së Edi Ramës. “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”, “Drejtorët numërojnë prokurimet, qytetarët numërojnë lekët për të mbijetuar” thuhet në disa pankarta.
Në një tjetër, theksohet se kryeministri Edi Rama nuk e ka aktivizuar fondin e emergjencës së BE-së për zjarret, ndërsa bëhet thirrje për të qëndruar të vetëdijshëm sepse vetëm populli mund ta çojë atë me pushime. “Edi Rama nuk aktivizon fondin e emergjencës së BE si në vite të tjera. Qëndroni të vetëdijshëm. Llogari do të japë. Vetëm populli mund ta çojë në pushime.”, thuhet në pankartë.
Pankarta nga protesta Mesazhe ironike përcillen edhe kundër Soros.
