Prishje në gypin e ujësjellësit, disa rrugë në Pejë mbesin pa ujë

0%

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se, për shkak të një avarie të paraqitur në gypin DN 200 në B.T. “Jarina”, nga ora do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët në disa rrugë të Pejës. Sipas njoftimit të kompanisë, pa furnizim me ujë do të mbesin konsumatorët e rrugëve “Çamëria”, “Halil Agusholli” dhe “Ahmet Gjikolli”.

Ekipet e KRU “Hidrodrini” kanë dalë në vendin e avarisë dhe janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë. Kompania nuk ka bërë të ditur kohën e saktë se kur pritet të përfundojnë punimet, duke theksuar se ekipet do të qëndrojnë në terren deri në sanimin e avarisë.

Burimi: Telegrafi