Policia i shqipton 500 euro gjobë një burri për zjarrin që paraqiste

0%

Gjoba prej 500 eurosh i është shqiptuar të dielën në mbrëmje, më një burri në Ferizaj, për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga zjarri në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se zyrtarët policorë të stacionit të Ferizajt kanë pranuar ankesa nga qytetarët të dielën rreth orës për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, Sh.Sh., 55-vjeçar, thuhet në njoftim.

“Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” – njofton Policia e Kosovës në faqen e saj zyrtare në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Burimi: Kallxo