Policia e Gjakovës intensifikon kontrollet ndaj motoçiklistëve,

0%

Policia Rajonale e Gjakovës ka intensifikuar kontrollet në komunikacion, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Sipas Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, përmes Njësisë së Motoçikletave dhe në bashkëpunim me patrullat me automjete inteligjente, ka ndërmarrë masa të shtuara që nga fillimi i sezonit veror. Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar 366 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion ndaj drejtuesve të motoçikletave, ndërsa 101 motoçikleta janë sekuestruar.

Policia Rajonale e Gjakovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht te motoçiklistët, që të respektojnë rregullat e trafikut. Sipas Policisë, respektimi i rregullave është thelbësor për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me masa dhe kontrolle të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi