Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku. Pas takimit, të dy liderët deklaruan për media se kanë diskutuar lidhur me figurën e presidentit të ardhshëm, por iu duhen ende konsultime të brendshme me subjekte e tyre.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se takimi ka qenë konstruktiv dhe është diskutuar lidhur me kriteret për figurën e presidentit apo presidentes. Takimi ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale, diskutuam për kriteret, parimet, rrethanat në të cilën ndodhemi, çfarë figurash me cilat kontribute dhe merita.
Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë tonë. Kemi nevojë të kthemi të subjektet tona për konsultime shtesë dhe do të ritakohemi përsëri”- tha ai. Edhe kreu i LDK-së, Abdixhiku theksoi se gjatë takimit me Kurtin është diskutuar lidhur me kriteret lidhur figurën e presidentit të ardhshëm të vendit.
“U dakorduam që në diskutimet e ardhshme të shkojnë me emra konkretë për presidentin, por që në fund të ketë një emër, dhe pasi po flitë për emra duhet të kemi konsultime të brendshme”- tha ai.
Të dy liderët edhe Kurti dhe Abdixhiku thanë së gjatë takimit të sotme nuk është folur për emra konkret, por vetëm për profilin e presidentit të ardhshëm dhe se janë të interesuar për zgjedhjen e presidentit.
As Kurti e as Abdixhiku nuk bën të ditur ndonjë datë lidhur me takimit e ardhshme për këtë çështjesh Takimi i sotëm mes kryeministrit në detyrë Kurti dhe kreut të LDK-së, Abdixhiku u mbajt në kuadër të takimeve lidhur me zhbllokimin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.