Partia Demokratike e Kosovës edhe sot (), aksionin e saj para objektit të Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në kuadër të këtij aksioni, Përfaqësuesi i Rinisë Demokratike të Kosovës, Resul Suma, tha se situata aktuale institucionale po ndikon drejtpërdrejt te të rinjtë dhe perspektiva e tyre në Kosovë.
Sipas Sumës, bllokimi i institucioneve dhe vendosja e interesave politike mbi funksionimin e shtetit krijon pasiguri dhe mungesë perspektive për të rinjtë. “Për ne të rinjtë, kjo bllokadë shtetërore ka pasoja reale në jetën dhe të ardhmen tonë.
Kur institucionet nuk funksionojnë dhe kur interesi politik e partiak vendoset mbi interesin e shtetit, mesazhi që u dërgohet të rinjve është se këtu nuk ka siguri, stabilitet dhe perspektivë”- tha Suma.
Ai kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se nëse institucionet nuk respektohen nga udhëheqësit e vendit, atëherë është e vështirë t’u kërkohet të rinjve që ta respektojnë dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.
“Nëse vetë kryeministri nuk e respekton shtetin dhe institucionet e tij, si kërkohet nga një i ri që ta respektojë këtë shtet, ta dojë atë dhe të punojë për të?”- deklaroi Suma. Në fund, ai i bëri thirrje Kurtit që të ndalë, siç e quajti ai, “bllokadën” dhe të marrë pjesë në procesin e konstituimit të Kuvendit.
Më pas, nga ora , deputetët e kësaj partie pritet të shkojnë në Kuvendin e Kosovës për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive. Ndërsa, aksion të njëjtë para Qeverisë PDK kishte edhe më , e . Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja.
