Nis “takimi konsultativ” për presidentin, LDK, AAK e PDK nuk marrin

0%

Ka filluar takimi konsultativ për presidentin i thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Derisa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderët e partive të tjera të vogla dhe komuniteteve po marrin pjesë në këtë takim më , nga PDK, LDK dhe Aleanca kanë refuzuar paraprakisht pjesëmarrjen.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se takim mund të zhvillojnë vetëm me kryetarët e partive. “Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.

Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”- ka thënë Abdixhiku për TV Dukagjini më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa ka insistuar që fillimisht të rikthehet funksionaliteti i Kuvendit dhe të respektohet rendi kushtetues.

Edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka kundërshtuar ftesën e Haxhiut për takim me liderët politikë, duke thënë se Aleanca nuk do të marrë pjesë në një proces që, sipas tij, nuk synon zgjidhjen e krizës institucionale.

Në letrën drejtuar Haxhiut, Gjini ka pretenduar se ajo nuk ka mandat për të marrë rolin e “unifikueses së spektrit politik”, duke argumentuar se takimi nuk është thirrur për të gjetur një zgjidhje, por për t’ua atribuar partive të tjera përgjegjësinë për dërgimin e vendit në zgjedhje.

Haxhiu ka ftuar liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend për takim më , në ora , në Zyrën e Presidentes. Sipas ftesës, në takim pritet të diskutohet për zhvillimet politike e institucionale dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese.

Ndërkohë, kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive, në mënyrë që të zhbllokohet situata institucionale.

Burimi: Kallxo