Në Prizren arrestohet i dënuari me shtatë muaj burg për lëndim trupor

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 18 gusht, në Prizren është arrestuar një person i dënuar me shtatë muaj burg për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Sipas Policisë, pjesëtarët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative-hetimore, kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin F.S., nga Prizreni.

I njëjti ishte në kërkim pasi ishte dënuar me shtatë muaj burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren. Policia ka bërë të ditur se F.S. është dënuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 i KPRK-së. Pas arrestimit, ai fillimisht është dërguar në Stacionin Policor Prizren dhe më pas në burg për vuajtjen e dënimit.

Burimi: Bota Sot