Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti i ndarë për komunat e Kosovës pritet të rritet në 907 milionë euro në vitin 2027. Murati ka njoftuar se Ministria e Financave javën e kaluar ka lëshuar qarkoren e dytë buxhetore për komunat, përmes së cilës përcaktohen kufijtë buxhetorë për secilën komunë.
Sipas tij, rritja e buxhetit komunal është mundësuar nga rritja e të hyrave buxhetore. Rama: Kryetarët e komunave do të protestojnë në shtator para Qeverisë Kurti “Falë performancës së jashtëzakonshme të të hyrave buxhetore përgjatë viteve të fundit, është krijuar hapësira fiskale për rritje të vazhdueshme të buxhetit që u ndahet komunave”, ka shkruar Murati.
Ai ka krahasuar nivelin e buxhetit komunal me atë të vitit 2021, duke theksuar se atëherë komunat kishin në dispozicion 546 milionë euro. “Nga 546 milionë euro sa e kishim gjetur në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat do të shkojë në 907 milionë euro në vitin 2027”, ka deklaruar Murati.
Rritja e paralajmëruar për vitin e ardhshëm përfaqëson një shtesë prej rreth 361 milionë eurosh krahasuar me nivelin e vitit 2021. / Telegrafi
