Mbi 500 pacientë presin për operim të syrit, lista e pritjes deri në

0%

Nga: Arianita Hoti Shpërndaje në: Mungesa e stafit dhe fluksi i madh i pacientëve kanë bërë që në Klinikën e Oftalmologjisë për një operacion të pritet deri në gjashtë muaj. Në listën e pritjes janë 545 pacientë vetëm për operimin e kataraktit. Për këtë situatë, klinika thotë se ka nevojë për shtim të stafit.

Konkursi për katër specialistë të Oftalmologjisë, i hapur vitin e kaluar, është anuluar dhe që atëherë nuk është hapur konkurs i ri Numri i madh i pacienteve e mungesa e stafit kanë bërë që për një operim në Klinikën e Oftalmologjisë, pacientët që kanë nevojë për heqjen e thjerrëzës së turbulluar nga kataraktit dhe zëvendësimin e tij me thjerrëz artificiale, duhet të presin nga 4 deri në 6 muaj.

Një pacient që iu drejtua Klinikës për këtë problem është shprehur se, për shkak të pritjes së gjatë, është detyruar që operimin ta kryejë në privat. “Javën e kaluar kam qenë për kontroll edhe më kanë thënë që tek në shkurt mundet të caktohet data e operimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unë nuk e lashë terminin se s’mundem aq gjatë të pres, u detyrova privat ta përfundoj. 500 euro më ka kushtuar”, ka treguar pacienti. Listën e pritjes e kanë konfirmuar edhe nga Klinika e Oftalmologjisë. Në përgjigje thuhet se si shkak për kohën e gjatë të pritjes është numri i madh i pacientëve dhe kapacitetet e kufizuara për realizimin e operacioneve.

Edhe Arbëri SHSKUK-ja arsyeton listat e pritjes me mungesë të anesteziologëve, disa klinika e mohojnë “Lista aktuale e pritjes së rasteve elektive për operim të kataraktit me metodën e fakoemulsifikimit është me 545 pacientë dhe për operim të strabizmit, lista aktuale është me 3 pacientë.

Koha mesatare e pritjes është rreth 4–6 muaj për rastet që janë elektive për operim të kataraktit me metodën e fakoemulsifikimit, kurse rastet urgjente realizohen menjëherë. Kurse, për operim të strabizmit koha mesatare e pritjes është rreth 1–2 muaj, por edhe këtu duhet pasur parasysh se kjo patologji nuk është urgjente.

Arsyet kryesore që kanë shkaktuar këto lista të gjata të pritjes janë numri i rasteve dhe kapaciteti i realizimit të tyre”, ka bërë të ditur Ardian Shabani, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë. Shabani ka sqaruar se si klinika është duke punuar me të gjitha mundësitë dhe se numri i rasteve brenda ditës është i madh.

Ai ka përmendur që për ta përballuar këtë fluks të pacientëve duhet shtuar personeli. “Numri mesatar i operacioneve është rreth 15-20. Numri mesatar i pacientëve që trajtohen ose pranojnë shërbime në klinikë brenda ditës është rreth 150 deri 200. Klinika aktualisht është duke i shfrytëzuar kapacitetet e plota.

Nevojat janë për shtim të numrit të stafit në Klinikën e Oftalmologjisë”, ka thënë drejtori i Klinikës. Në nëntor të vitit të kaluar, SHSKUK-ja kishte hapur konkurs për shtimin e stafit në Klinikën e Oftalmologjisë, ku ishin paraparë katër pozita për specialistë të Oftalmologjisë. Megjithatë, konkursi në janar ishte anuluar për shkak të parregullsive.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, SHSKUK-ja, si institucion përgjegjës për klinikat dhe QKUK-në, nuk ka hapur një konkurs të ri për specialistë të Oftalmologjisë.

Edhe Arbëri 9 min. më parë Hetuesit e IPK-së tentuan ta intervistojnë Rashkoviqin, por s’u lejuan nga mjeku kujdestar KOHA i ka dërguar pyetje SHSKUK-së për të kuptuar nëse ka pranuar kërkesë nga Klinika e Oftalmologjisë për hapjen e një konkursi të ri dhe nëse institucioni planifikon ta rihapë konkursin për plotësimin e nevojave me staf. Por gjatë ditës, SHSKUK-ja nuk ka kthyer përgjigje.

Burimi: Koha