Komuna e Vushtrrisë për gur-themelin e ndërtimit të Kishës në Zagorë:

0%

Iniciativa e Dioqezës Prizren–Prishtinë për vendosjen e gur-themelit të Kishës në fshatin Zagorë të Vushtrrisë, u ndalua nga Policia e Kosovës. Të hënën, më , Dioqeza njoftoi se Policia e Kosovës ka marrë një vendim që nuk do të lejohet të zhvillohet ceremonia e paraparë për ditën e sotme.

Sipas tyre, ky vendim i Policisë, nuk u ndalua as pas ankesës zyrtare të Don Fran Kolës, Policia nuk e ka anulua vendimin. Ndërsa, sot më ka reaguar edhe Komuna e Vushtrrisë në lidhje me këtë rast. , komuna thotë që nuk është paraqitur asnjë kërkesë për leje, dhe se nga komuna nuk është lëshuar asnjë leje për vendosjen e gur-themelit.

“Sqarojmë se për këtë aktivitet nuk është paraqitur asnjë kërkesë për leje pranë Komunës së Vushtrrisë dhe, rrjedhimisht, nga Komuna nuk është lëshuar asnjë leje për vendosjen e gur-themelit, fillimin e punimeve apo zhvillimin e çfarëdo aktiviteti ndërtimor në atë lokacion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas informatave të pranuara, tentativa për vendosjen e gur-themelit është ndërmarrë pa njoftim paraprak të institucioneve kompetente dhe jashtë procedurave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.” – thuhet në reagimin e Komunës së Vushtrrisë. Komuna tha se për këtë çështje kishte njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

“Komuna mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve dhe respektimit të procedurave institucionale, pa asnjë dallim mbi bazë fetare apo të çfarëdo natyre tjetër.

Për çdo aktivitet të kësaj natyre, personat fizikë dhe juridikë janë të obliguar t’i respektojnë procedurat ligjore dhe, kur kërkohet me ligj, të pajisen paraprakisht me lejet përkatëse nga institucionet kompetente.” – thuhet tutje në reagim. Dioqeza Prizren–Prishtinë në komunikatën e lëshuar më , e ka cilësuar këtë veprim të institucioneve si “anti-kushtetuese”.

“Ne e konsiderojmë këtë vendim jo kushtetues, jo ligjor, të padrejtë dhe të pajustifikuar, sepse bëhet fjalë për një ngjarje kishtare, fetare dhe paqësore, në pronën e Kishës, për të cilën institucionet ishin njoftuar me kohë.” – thuhet në reagimin e Dioqezës.

“Duke dashur të shmangim çdo tension dhe që një akt feje të mos bëhet shkak për përplasje me askënd,” – thuhet tutje ne reagimin e tyre. Gurthemeli i Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri” në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, u vendos më .

Ceremonia u mbajt nga Ipeshkevi Dodë Gjergji, i cili në përcjellje të disa meshtarëve dhe besimtarëve ka bërë bekimin e gur-themelit, ndërsa ceremonia e pagëzimit u kremtua më në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Iniciativa për Angazhim Publik” (IAP) në Komunën e Vushtrrisë, ka bërë të ditur për KALLXO.com më se me kërkesë të banorëve të cilët e kanë adresuar çështjen tek ta, kanë kundërshtuar ndërtimin e një kishe katolike në Fshatin Zogaj (Zagorë), Komuna e Vushtrrisë.

Kjo organizatë kishte paralajmëruar protestë dhe bllokim të rrugëve në fshatrat Dumnicë e Epërme, Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Llugës, Zagori dhe Samadrexhë, si aksion për kundërshtimin e ndërtimin të kësaj Kishe. Musë Musa, dhuruesi i tokës për ndërtimin e kësaj Kishe, deklaroi për KALLXO.com më se nuk na duhet leje ndërtimi për mbajtje ceremonie dhe meshe.

“Sa i përket lejes, për me mbajt meshë nuk merret leje në komunë. Sipas ligjeve të Kosovës, për çdo tubim mbi 50 qytetarë informohet policia për shkak të sigurisë, dhe Ipeshkvia e ka bërë kërkesën në polici” – tha Musë Musa për KALLXO.com, duke thënë se punimet për ndërtimin e Kishës planifikohen të nisin vitin e ardhshëm.

Burimi: Kallxo