Izraeli vret gjashtë persona në Gaza një ditë pas takimit të Kushner

0%

Një sulm ajror izraelit la të vrarë të paktën gjashtë palestinezë të martën në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë, një ditë pasi emisari i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, përfundoi një vizitë në rajon që dështoi ta çonte përpara planin e presidentit amerikan për përfundimin e luftës në Gaza.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer një sulm ajror ndaj komandatëve të Hamasit dhe disa militantëve të tjerë. Ushtria shtoi se njëri nga të shënjestruarit kishte marrë pjesë në sulmet e udhëhequra nga Hamasi më , raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .

Mjekët në Gaza thanë se, përpos gjashtë të vdekurve, 14 persona të tjerë u plagosën, kur aeroplani izraelit hodhi dy raketa në një kafene të vogël brenda portit të peshkimit në perëndim të qytetit Gaza. Porti detar është shndërruar në një kamp të madh për familjet e zhvendosura palestineze gjatë luftës që nisi para gati tre vjetësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ushtria izraelite fillimisht kishte thënë se në shënjestër të sulmit ishin komandantët e Hamasit, për të cilët tha se kishin planifikuar që të kryenin sulme kundër trupave izraelite në Gaza, para se të thoshte më vonë se u vranë edhe militantë të tjerë. Ushtria nuk publikoi dëshmi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com