I dyshuari për fajde tentoi arratisjen me veturë, gjatë ikjes goditi

0%

Njëri prej të dyshuarve në aksionin kundër fajdesë në Prizren ka tentuar të largohej me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa gjatë ikjes ka goditur edhe një këmbësor. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, pasi ka tentuar të largohej, ka shkaktuar dy aksidente. Fillimisht, gjatë ikjes me automjet, ai ka goditur një këmbësor në rrugë, ndërsa më pas ka shkaktuar edhe një aksident tjetër.

Ekskluzive: Ky është njëri nga lokacionet ku Policia po kryen bastisje në Prizren Rasti ka ndodhur gjatë aksionit të zhvilluar në Prizren ndaj disa personave të dyshuar për fajde. Për aksionin, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar se janë arrestuar gjithsej tre persona.

Ekskluzive | Aksion kundër fajdesë në Prizren – Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda në bastisje në disa lokacione Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com