Hardh Fest rikthehet në Rahovec me traditën e vjeljes së rrushit,

0%

Nga 4 deri më , Rahoveci do të jetë nikoqir i Hardh Fest, festivalit tradicional të vjeljes së rrushit që bashkon vreshtarinë, kulturën, gastronominë, muzikën dhe turizmin.

I rikonceptuar me identitetin Hardh Fest në vitin 2015 dhe i organizuar nga Shoqata Hardh Fest , festivali promovon traditën e vreshtarisë dhe trashëgiminë e Rahovecit, duke krijuar njëkohësisht hapësirë për prodhuesit vendorë dhe vizitorët që duan ta njohin më nga afër këtë pjesë të Kosovës. Detajet Data: 4– Vendndodhja: Rahovec, Kosovë Ora e fillimit: Programi?

Hardh Fest nis me Karnavalin Vreshtar , prerjen ceremoniale të kalaveshit dhe ceremoninë zyrtare të hapjes. Gjatë tri ditëve, programi përfshin Hardh Talk , gara, panair, Hardh Tour, Hardh EKS, Hardh Green, Kids, Bike Tour dhe Expo . Pjesë e festivalit do të jenë gjithashtu aktivitete si Pjek’ N’ Hardh , përzgjedhja e Mbretit/Mbretëreshës së Rrushit dhe Ora Poetike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në program parashihen folës në kuadër të Hardh Talk, si dhe artistë vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa festivali përmbyllet me Hardh Koncert . Arsyet pse duhet të merrni pjesë Për ta përjetuar nga afër traditën e vjeljes së rrushit dhe kulturën e Rahovecit. Për të njohur prodhuesit vendorë, gastronominë dhe traditën e verërave të kësaj zone.

Për të ndjekur koncerte, gara, panaire dhe aktivitete të ndryshme gjatë tri ditëve. Për të marrë pjesë në Hardh Tour, Hardh EKS dhe programet e tjera kulturore e sportive. Për të kaluar kohë me familjen dhe shoqërinë, me aktivitete të përshtatshme edhe për fëmijë. Informatat tjera: Hyrja në Hardh Fest është falas dhe nuk kërkohet regjistrim për pjesëmarrjen e përgjithshme.

Festivali është i hapur për të gjitha moshat, ndërsa gjatë tij do të ketë edhe zona të dedikuara për parking. Për më shumë informata rreth programit dhe festivalit, vizitorët mund të drejtohen në kanalet zyrtare të Hardh Fest ose përmes emailit hardhfest@gmail.com .

Burimi: Telegrafi