Një grabitje nën kërcënimin e armës është raportuar mbrëmjen e 17 gushtit në Rahovec. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës , kur një person i panjohur dhe i maskuar ka hyrë në një shtëpi dhe, nën kërcënimin e armës, ka grabitur stoli ari dhe para të gatshme. Nga shtëpia janë marrë katër unaza ari, një zinxhir qafe me pllakë, një palë vathë, dy byzylykë dore dhe 20 euro.
Pas kryerjes së grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
