Ekskluzive | Ky është 33-vjeçari që u kap në flagrancë duke vjedhur

0%

Një 33-vjeçar është kapur në flagrancë nga Policia, nën dyshimin se kishte hyrë në një shtëpi në rrugën “Fatbardha Gega” në Prishtinë, ku dyshohet se kishte përvetësuar gjësende me vlerë. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Arianit Muja rreth 33-vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Siç raportoi Sinjali, rasti ndodhi më 17 gusht, rreth orës , kur dy zyrtarë policorë, gjatë patrullimit, vërejtën dyert dhe dritaret e një shtëpie të hapura. Sipas informacioneve paraprake, pronarët e saj ndodheshin jashtë shtetit dhe në objekt nuk kishte banorë. Policët kanë vërejtur një person të panjohur në katin e tretë dhe i kanë bërë thirrje që të dilte jashtë.

Me të parë Policinë, i dyshuari dyshohet se ka tentuar të largohej përmes rrethojave dhe ballkoneve të shtëpisë. Dy zyrtarët policorë i janë vënë pas, duke arritur deri në katin e tretë përmes ballkoneve, ku e kanë kapur Mujën në flagrancë. Sipas të dhënave të rastit, në atë moment ai dyshohet se tashmë kishte përvetësuar gjësende me vlerë nga shtëpia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I dyshuari është shoqëruar në stacion dhe është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, Arianit Muja është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Ekskluzive | Hajni tenton t’ia mbathë nga kati i tretë, policët i shkojnë pas nëpër ballkone – 33-vjeçari kapet në flagrancë në Prishtinë Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com