E trashi kuletën me 500 mijë euro nga shitja e diplomave false,

0%

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se për vite me radhë ka shitur diploma të aftësimit profesional pa zhvilluar trajnimet përkatëse, duke përfituar rreth 500 mijë euro.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet I.Ç. , pronar dhe person përgjegjës i një qendre për verifikimin e aftësive profesionale, dyshohet se nga viti 2019 deri më tani ka lëshuar rreth 1,679 diploma për profesione të ndryshme.

Hetimet kanë zbuluar dyshimin se për një diplomë paguheshin rreth 300 euro , ndërsa në dokumente paraqitej se kandidatët kishin përfunduar me sukses trajnimet teorike dhe praktike, edhe pse ato dyshohet se nuk ishin zhvilluar fare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Diplomat dyshohet se janë përdorur nga persona të ndryshëm për punësim brenda dhe jashtë Kosovës , por edhe për plotësimin e kritereve në procedura të prokurimit.

Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët tatimorë, janë sekuestruar 333 diploma , pajisje kompjuterike, USB, vula, telefon i të dyshuarit, shënime për borxhe e pagesa, si dhe 630 euro para të gatshme .

Prokuroria dyshon se qendra nuk ka qenë e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe nuk ka pasur autorizim për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale. I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria pritet të vendosë për kërkesën për caktimin e masës së mëtejshme.

Prokuroria dhe Policia kanë bërë thirrje që çdo person që dyshon se është mashtruar përmes kësaj skeme të raportojë rastin në organet kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com