Me duar të lidhura dhe nën përcjelljen e zyrtarëve policorë, Igor Markoviq, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023, ka dalë sot , më , para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ndaj tij është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë, ku Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit .
KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë Speciale, dhe aty përshkruhen veprimet e të pandehurit për ngjarjet e dhunshme të 29 majit të vitit 2023, ku mbetën të lënduar pjesëtarë të KFOR-it dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Sipas dosjes, Igor Mirkoviq po dyshohet se me datë , në intervalin kohor duke filluar nga ora e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunes së Zveçanit, në koordinim me shumë të dyshuar të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze dhe pengimin e vendosjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore.
Dosja thotë se pavarësisht urdhrave të ushtarëve të misionit të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e komunës, të pandehurit kishin filluar që të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar, me mjete forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe me armë zjarri.
Prokuroria pretendon se nga këto veprime, janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, tre nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovës, si dhe në veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe.
Me këto veprime i pandehuri Igor Mirkoviq po dyshohet se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale, “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetues me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.” Tutje, sipas Pokurorisë, veprimet e të pandehurit Mirkoviq bashkë me të dyshuar të tjerë, kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe trupin e pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët gëzojnë mbrojtje të posaçme sipas të drejtës ndërkombëtare.
Andaj për këto veprime Mirkoviq po dyshohet për veprën penale, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”. Tutje, sipas dosjes Mirkoviq dyshohet edhe për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, si dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”. Mirkoviq ngarkohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Në dosje thuhet se nga data e pacaktuar, e deri me datë në Zveçan, të pandehurit Igor Mirkoviq, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nga ana e Policisë së Kosovës, i është gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin, një sprej OC, me mbishkrim Pepper Spray Curd’s e Policisë, e cila i është sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit . Arrestimin e të dyshuarit e kishte bërë të ditur Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me një e komunikatë të përbashkët të dielën, më . Në këtë komunikatë ishte bërë e ditur se Igor Mirkoviq është arrestuar në Zveçan.
Më , kryetarët shqiptarë të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut u betuan dhe nisën zyrtarisht punën. Lulzim Hetemi, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri u betuan si kryetarë të komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, mandate këto të cilave iu kontestua legjitimiteti pas numrit të vogël të votave që ata morën.
Shkaku i sigurisë së brishtë, që të tre betimin e kishin dhënë në objekte alternative. E, pikërisht situata e sigurisë eskaloi kur serbët lokalë dhe grupet kriminale u mobilizuan që t’i pengojnë kryetarët të hyjnë në objektet kryesore të komunave. I vetmi që arriti të hyjë në komunë ishte Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje me ndihmën e policisë, i cili për shtatë muaj nuk doli nga aty.
Ndërsa dy kryetarët tjerë që vijnë nga radhët e PDK-së zgjodhën që mandatin ta kryejnë nga objekte alternative në fshatra shqiptare. Të pakënaqur me realitetin e ri, serbët protestuan për ditë të tëra, shumica prej të cilave ishin të dhunshme, ku për pasojë u lënduan policë të Kosovës, ushtarë të KFOR-it dhe punonjës të mediave.
Një ushtari hungarez të KFOR-it i është amputuar këmba pas lëndimeve që ka marrë në përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës. Më , gjatë protestave të vazhdueshme të serbëve në komunat veriore, ishin sulmuar dhe kishin pësuar lëndime 30 ushtarë të KFOR-it. Përveç 19 ushtarëve hungarezë, atë ditë në komunën e Zveçanit, ishin lënduar edhe 11 ushtarë italianë.
Tre nga ushtarë të Hungarisë ishin plagosur me armë zjarri. 93 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u sulmuan në Zveçan gjatë protestave të qytetarëve serbë, të cilët nuk pranonin që kryetarët shqiptarë të komunave të vendoseshin në objektet komunale më .
Përveç ushtarëve të KFOR-it, lëndime kishin pësuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës e disa gazetarë që po mbulonin zhvillimet. Në dhjetor 2024, Prokuroria Speciale kishte ngritur një aktakuzë ndaj D. D. lidhur me rastin e protestave në Zveçan ku ishin sulmuar ushtarët e KFOR më .
Sipas Prokurorisë aktakuza është ngritur për veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryejnë vepra penale dhe huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në janar të vitit 2026 kishte njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. I dyshuari, me inicialet S.
R., dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj L. M., për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri L.M. akuzohet se më , në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, sulmuan dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it. “Sipas aktakuzës, nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës”- thuhet në njoftim, më .
Kurse, për sulm ndaj KFOR-it, Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, janë shpallur fajtorë për pjesëmarrjen në turma lidhur me trazirat e majit të vitit 2023 në veri të Kosovës, nga të cilat mbetën të lënduar së paku 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Ky vendim ishte marrë nga gjyqtari i Departamentit Special, Vesel Ismaili, më datë .
Radosh Petroviq u dënua me 6 muaj burgim, por me pëlqimin e të njëjtit ky dënim do t’i kthehej në gjobë në shumë prej 6 mijë euro. Ndërkaq, i akuzuari Dushan Obrenoviq ishte dënuar me 6 muaj burgim, por që në këtë dënim i llogaritej koha e kaluar në paraburgim. Nën masën e tillë, Obrenoviq kishte qëndruar për mbi 5 muaj.
Ky vendim kishte ardhur pasi që të akuzuarit kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale. Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq po akuzohen nga Prokuroria Speciale për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale të huliganizmit lidhur me trazirat e datës në veri të vendit, në komunën e Zveçanit ku të lënduar mbetën së paku 30 ushtarë të KFOR – it.
Petroviq dhe Obrenoviq, sipas aktakuzës, në koordinim me persona të tjerë kanë marrë pjesë në turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze.
