Dokumentari befasues

0%

Në një dokumentar të transmetuar në “Amazone Prime”, Pep Guardiola ka treguar dy sezonet e tij të fundit në Manchetser. Në këtë material të titulluar “A Beautiful Obsession” spikat momenti kur tekniku përdor siatën e vështirë personale për të motivuar lojtarët.

Dy vite më parë City kishte regjistruar 9 humbje në 12 takime dhe Guardiola pas disfatës së fundit me Juventus-in në Champions League u thotë lojtarëve: “Djema, dua të rrëfej diçka. J am divorcuar nga gruaja më e bukur në planetin tonë. Gruaja ime. Ish-gruaja ime. E dua shumë! Por humbëm pasionin. Për shumë arsye, humbëm pasionin. A e dua ende? Po, absolutisht. A më do ende? Po.

Por e humbëm pasionin. Duhet të kuptoni se futbolli nuk luhet thjesht për të luajtur, një lojtar duhet të luajë sepse ke diçka brenda! Ku është pasioni? Në jetë, çfarëdo që do të bësh, bëje me pasion. Nuk dua lojtarë të mirë. Dua lojtarë me pasion”, tha ai në “Allianz Arena” të Torinos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një tjetër episod i këtij dokumentari është edhe ai që dëshmon prishjen e lidhjes së Guardiola-s me Kyle Ëalker. Bëhet fjalë për një konflikt ku dy personazhet ishin protagonistët kryesorë pas humbjes që pësoi City përballë Liverpool me shifrat 2-0. Në dokumentar Guardiola shikohet teksa preket pasi mbrojtësi e akuzon se ai ishte i vetmi që duhet fajësuar për atë disfatë në “Anflield”.

Burimi: Bota Sot