“Do t’i shkruaj Ruttes”, Vuçiq alarmohet nga hapja e urës së Ibrit,

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do t’i dërgojë letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte me kërkesë që ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mos hapet për qarkullim.

Deklaratën Vuçiq e ka bërë të martën, ndërsa mediat në gjuhën serbe raportojnë se ai e kundërshton procesin e hapjes së urës dhe pretendon se vendimi është marrë pa pëlqimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq. Ai ka pretenduar gjithashtu se procesi po zhvillohet nga KFOR-i, konkretisht nga komandanti Ozkan Ulutash. “Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it.

Do t’i shkruaj Mark Rutte-s sot. Shpresoj se do të më përgjigjet dhe do ta pranojë kërkesën time që të mos bëhet kjo”, ka deklaruar Vuçiq, duke e cilësuar situatën si “turp të madh dhe zhgënjim”. KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër Vuçiq e ka cilësuar këtë si “turp të madh” dhe “zhgënjim”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kjo tregon për nervozizmin që i ka kapluar, sepse nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë një Kosovë të pavarur”, është shprehur Vuçiq, sipas raportimeve të mediave serbe. Kjo deklaratë vjen pas njoftimit të KFOR-it më 10 gusht se ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urën e Ibrit, duke e lidhur këtë me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian është njoftuar për këtë zhvillim dhe ka bërë thirrje që Policia e Kosovës të ofrojë garanci për sigurinë e të gjitha komuniteteve.

Burimi: Telegrafi