Pasi mbyllën fjalimet në ditën e 80-të të protestës, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm nëpër rrugët e kryeqytetit. Para nisjes së marshimit, protestuesit kanë lënë një tjetër mesazh për kryeministrin në bulevardin e Tiranës. Me shkronja të mëdha, ata kanë shkruar fjalën “Dorëheqje”, duke përsëritur kështu kërkesën e tyre kryesore.
Gjatë protestës, qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk do të ndalen dhe nuk do të largohen nga rrugët deri në dorëheqjen e kryeministrit. Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë mesazhin e tyre dhe duke kërkuar ndryshim.
