Del para gjykatës i dyshuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Është paraqitur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, Igor Markoviq, i dyshuar për sulmin ndaj zyrtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Për të dyshuarin Markoviq, prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Ndaj tij, ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Ai dyshohet për veprat penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm”, “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Dhuna në Zveçan pati shpërthyer pasi serbët lokalë e kundërshtuan me protestë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok. Si pasojë e dhunës u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë. Përveç ushtarëve të KFOR-it, lëndime kishin pësuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës e disa gazetarë që po mbulonin zhvillimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha