Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për konstituim të institucioneve të vendit. Çitaku tha se Kushtetuta kërkon që të konstituojnë dhe themelojnë Kuvendin. “PDK ka qenë e qartë në qëndrime.
Në një demokraci parlamentare, dialogu e debati me pajtime e mospajtime janë normale e normale nuk është shkelja e Kushtetutës e kjo nuk guxon të shndërrohet në normë, në normalitet. Kushtetuta kërkon që të konstituojmë Kuvendin dhe të themelojmë Kuvendin.
Kanë kaluar 555 ditë nga zgjedhjet e shkurtit 2025, prej atëherë flasim për pozita e na pamundësohet të flasim për brengat dhe hallet e qytetarëve”- tha ajo më . Çitaku e pyetur nga gazetari i KALLXO.com se a janë të gatshëm deputetët e PDK-së të votojnë për një president konsensual, ajo tha se PDK ka thënë qartë që do të mbetet në opozitë.
“Ju e dini që është në ciklin e mëparshëm të zgjedhjeve edhe tash mungesa e vullnetit politik nga ana e LVV ka shkaktuar krizën institucionale dhe ciklet e pafundme të zgjedhjeve. E kemi një subjekt politik që është për një president konsensual. PDK ka thënë qartë që mbetet në opozitë nuk kemi arrit në pikën që të diskutojmë për pika të tjera”- tha ajo.
Çitaku tha se deri më tani nuk kanë pranuar ftesë nga Kurti për takim. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të heqë dorë nga çdo kërkesë për postet e Qeverisë, Kuvendit dhe presidentit, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike në vend.
Sa i përket postit të presidentit të Kosovës, kreu i LDK-së tha se janë të gatshëm të bisedojnë për zgjedhjen e një presidenti “që mbron interesat e Republikës dhe Kushtetutën e saj, që përfaqëson unitetin e popullit dhe ushtron përgjegjësitë kushtetuese, përfshirë udhëheqjen e politikës së jashtme, duke mbrojtur interesat e shtetit dhe interesat vetëm të Republikës”.
Megjithatë, sipas Abdixhikut, LDK ka kritere të qarta për presidentin e ardhshëm. “Stabiliteti i shtetit nuk do të jetë më mall për shkëmbim, Le ta zgjedhim të gjithë bashkë, të gjitha partitë politike shqiptare presidentin që mbron Republikën dhe Kushtetutën dhe le të zgjedhim një president që është i Republikës së Kosovës” – tha ai.
Abdixhiku tha se LDK do të pranojë një president konsensual, që e mbron Republikën e jo një president që i shërben një partie politike për të kapur institucionet e Republikës. Ai tha se presidenti i ri është mirë të marrë mbështetjen e gjerë të spektrit politik.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu tha më se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shumë shpejt do të ketë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Haxhiu tha se Kurti njoftoi për këtë në takimin konsultativ në mes partive politike dhe saj. “Kryetari i LVV na tha se me LDK do të ketë një takim shumë shpejtë”- tha ajo.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, tha se duhet të niset të flitet me emra të përveçëm për president konsensual. Haxhiu theksoi se LVV ka theksuar që janë për një president konsensual. “Unë jam e bindur që qytetarët duan të partitë politike të ulën dhe jo të refuzojnë takime por të ulen dhe të flasin për çështjen e presidentit. Le të fillojmë të flasim me emra të përveçëm, konsensual.
Kemi një qëndrim të LDK-së për president konsensual, të fillojmë të flasim për emra të përveçshëm për kandidat konsensual e që nuk është në radhët e partive politike. LVV thekson që janë për një president konsensual. Kurti theksoi që i ka votat për Kryetarin e Kuvendit dhe për qeverinë, ora çështja është të presidenti.
Është çështje prioritare sepse mund të i bëjmë dyjat dhe të mos kemi zgjidhje për presidentin e të shkojmë në zgjedhje sërish”- tha Haxhiu. Haxhiu ka ftuar liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend për takim më , në ora , në Zyrën e Presidentes. Në këtë takim nuk morën pjesë PDK, LDK e Aleanca.
Deputetë të PDK-së dhe Aleancës nga ora shkuan në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës me kërkesën që të thirret seanca konstituive. Më , PDK si në ditët paraprake, e ka nisur ditën para hyrjes së Qeverisë së Kosovës, me kërkesën e njëjtë. Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja.
