Barcelona befason me alternativën e Alvarezit, konsideron

0%

Klubi katalunas, Barcelona, ka filluar të mendoj për alternative pasi po has në vështirësi për të transferuar Julian Alvarez nga Atletico Madridi këtë verë. Sipas Radio Marca , Barcelona e ka renditur sulmuesin e Villarrealit, Ayoze Perez, si një alternativë të mundshme për Julian Alvarezin e Atletico Madridit.

Barcelona nuk ka hequr dorë nga ndjekja e sulmuesit argjentinas, por qëndrimi i palëkundur i Atleticos për ta mbajtur atë vazhdon t’ua pakësojë shanset. 📻 Noticia @RadioMARCA : Ayoze Pérez, en la órbita del Barça #Fichajes — MARCA (@marca) August 18, 2026 Me vetëm pak kohë të mbetur në afatin kalimtar të verës, Barça po përgatitet për ngjarjet sportive, me Perezin një nga emrat e vlerësuar nga klubi, përfshirë trajnerin Hansi Flick.

Spanjolli 33-vjeçar ka një klauzolë lirimi me vlerë 30 milionë euro, por mund të nënshkruhet për një çmim më të ulët. Ai thuhet gjithashtu se është i etur për të siguruar një transferim në Camp Nou. Profili i tij si sulmues i dytë përputhet me kërkesat e Flick. Perez shënoi shtatë gola dhe dha pesë asistime në të gjitha garat sezonin e kaluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi